Rama publikon mesazhin e liderit të opozitës portugeze: Ja si i shërbehet popullit

Kryeministri Edi Rama thumbon opozitës shqiptare, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama publikon në “facebook” një mesazh të liderit të opozitës në Portugali, ndërsa e shoqëron me mesazhin “”Ja si flet opozita kur i shërben sinqerisht vendit dhe popullit, në këtë luftë që ka përfshirë mbarë botën në mbrojtje të jetës së njerëzve”.

“Për mua në këtë betejë, nuk është qeveria e partisë rivale, është qeveria e Portugalisë të cilën të gjithë duhet ta ndihmojmë në këtë momentet, duhet ta mposhtim këtë fatkeqësi. Ne sot nuk jemi opozitarë por bashkëpunëtorët tuaj.

Në këtë moment duhet të jemi të gjithë ushtarë të gatshëm për të ndihmuar në këtë betejë. Të ndihmojmë që Portugalia të fitojë me sa më pak humbje. Zoti Kryeministër keni bashkëpunimin e opozitës, do të ndihmojmë me çfarë mundemi. Ju uroj kurajo, nerva dhe shumë fat. Sepse fati juaj është fati ynë”, thekson lideri i opozitës në Portugali.

SHKARKO APP