Rama publikon pamje frymëzuese: Aty ku lind jeta! (Video)

Në ditë të vështira si këto për mbarë botën, ku mijëra njerëzve u duhet të përballen me probleme shëndetësore si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19 dhe ku bilanci i viktimave vazhdon e rritet, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Rama i konsideron frymëzuese pamje të tilla kur vjen në jetë një fëmije.

““MIRËMËNGJES?
uroj një ditë të lehtë për ju të gjithë me pamjet frymëzuese të spitalit ku lind jeta?”, shkruan ai.

SHKARKO APP