Rama publikon pamjet: Askush nuk do mbetet pa ndihmat bazë, bëni durim!

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar pamje nga shpërndarja e ndihmave në vend.

Rama shkruan se duhet bërë durim pasi askush nuk do të mbetet pa ndihmë.

Gjithashtu, ai ka dhe një përgjigje për kritikët e tij, ku shkruan se kush ushqen edhe ajfonin, të mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar, po le të inkurajojë forcat operacionit humanitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ndihmuam sot mijëra familje të tjera, bëni durim, ju lutem durim, askush nuk do mbetet pa ndihmë! Besim e durim! Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fundNdërsa kush ushqen edhe ajfonin, të mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar në emër të popullit, po le të inkurajojë forcat operacionit humanitar nëse nuk rri dot pa komentuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/143532890370142/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?