FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Punimet e rikonstruksionit po ecin me ritme të shpejta

Kryeministri Edi Rama informon se punimet për rikonstruksionin e Rrugës së Komanit kanë avancuar ndjeshëm, duke e cilësuar projektin si një ndërhyrje të rëndësishme për zhvillimin e zonës.

Kreu i qeverisë thotë edhe se përmirësimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin për banorët dhe vizitorët, ndërsa pritet të japë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës së Komanit.

“Rruga e Komanit, ku punimet për rikonstruksionin e saj kanë avancuar ndjeshëm. Një ndërhyrje e rëndësishme e cila do të lehtësojë aksesin dhe nxisë zhvillimin e mëtejshëm të zonës”,-shkruan Rama në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Segmenti rrugor Qafë Qelë-Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me qëllim për të garantuar akses më të shpejt, por edhe rritje të parametrave të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të amortizimit ndër vite, mungesës së mirëmbajtjes dhe problematikave teknike, rikonstruksioni i këtij segmenti u konsiderua një investim prioritar për garantimin e sigurisë së operimit të aseteve energjetike, por që i shërben njëkohësisht edhe komunitetit të zonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?