Rama publikon projektin e Teatrit Kombëtar, pritet zbatimi
Projekti për godinën e re ku do të zhvendoset Teatri Kombëtar është gati dhe pritet që zbatimi i tij të nisë në javët e ardhshme. Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ka publikuar fotot në të cilat prezantohet një objekt mjaft modern ndryshe nga godina e vjetër e cila është amortizuar për shkak të mungesës së ndërhyrjes ndër vite.
Në statusin e tij kryeministri e quan këtë projekt një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike.
Godina ku do të zhvendoset Teatri Kombëtar ndodhet tek ish-laboratori i hidrologjisë. Restaurimi i godinës ku aktualisht ndodhet Teatri Kombëtar ishte projektuar të niste në prill të vitit të shkuar.
KOHA JONË SONDAZH

