Rama publikon pyetjen e katërt të Këshillimit Kombëtar: A duhet të paguajnë kontribute pensionistët që punojnë?
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë pyetjen e katërt, për të cilën u kërkohet mendim qytetarëve, në nismën e Këshillimit Kombëtar.
Rama zbulon se deri më 21 janar, janë 16.544 qytetarë që kanë plotësuar pyetësorin online, qysh në 24 orët e para nga publikimi i tij.
Pyetja e katërt, për të cilët qytetarëve u kërkohet opinion, lidhet me personat që kanë përfituar statusin e pensionistit, por që ende vijojnë të punojnë. Për këta persona, ka disa që thonë se ata nuk duhet të paguajnë kontribute shoqërore.
POSTIMI I PLOTË
KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 4
Me falenderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë🇦🇱
Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu👉 https://keshillimikombetar.al/