Rama publikon videon: Ja si bëhet vlerësimi i dëmeve në ndërtesat e prekura nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shpjegohen hapat që ndiqen në procesin e vlerësimit të dëmeve në ndërtesat e prekura nga tërmeti.
Në video shpjegohet se fillimisht bëhet fotografimi i objektit, më pas kalohet në hapat e tjerë ku përcaktohet koha e ndërtimit dhe tipologjia, për të kaluar tek struktura dhe materialet me të cilat është ndërtuar objekti dhe më pas tek shkalla e dëmtimit.
Rama shkruan se informacioni nga inspektimi i grupeve të verifikimit në terren administrohet nëpërmjet një formulari të standardizuar, të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2422766324639634/?t=4