Rama, që nuk la njeri pa mbledhur Ditën e Verës, kritikon Bashën: Grumbullon njerëz, duke ngritur gishtat mbi makina
Sot ka nisur vaksinimi i mësuesve në qytetin e Fierit.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm për ta ndjekur procesin nga afër dhe mes të tjerash ka kritikuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për grumbullimet, nderkohe qe kreu i Qeverise se bashku me kryebashkiakun e Elbasanit nuk kane dhene ende sqarime se pse u lejuan aktivitetet Diten e Veres.
“Gjëja që duhet thënë të gjithëve është se ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin. Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe ngritur gishtat mbi makina. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë vetë që kjo është luftë për shëndetin, është një luftë për jetën, është një luftë realisht për jetë a vdekje. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të largohen nga situata absurde e atyre që krijojnë injorancë.
Fushata, zgjedhjet, vendet në Kuvend, karriget janë të gjitha pesë me hiç përpara kësaj sfide dhe këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin dhe të bëjmë kujdes. Turpi u mbetet atyre që e kanë”, tha Rama.’
Festimet e Ditës së Verës në Elbasan ishin më kaotike se kurrë!
Kryebashkiaku Gledian Llatja sfidoi duke organizuar aktivitete në mes të pandemisë dhe dështoi.
Përtej përplasjes së simpatizantëve të PS e PD, qyteti dukej sikur ishte jashtë kontrolli.
Rregullat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit u shkelen nga vetë përfaqësuesit e saj!!
Për distancim sociale e grumbullime me më pak se 10 persona nuk u shqetësua thuajse askush, duke rrezikuar që 14 Marsin ta kthejë në festën e coronavirusit në Elbasan.
Kur lajmëruan festimet, vartësit e Gledian Llatjes garantuan se aktivitetet do të mbaheshin në respekt të protokolleve anti-Covid, por faktet treguan dështim.
Në të tilla kushte respektimi i kufizimeve mbeti në dorë të ndërgjegjes qytetare.
Kaos pati edhe në në autostradën Tiranë Elbasan nga fluksi i lartë i lëvizjes së mjeteve, ku për pasojë nuk munguan as aksidentet.