Rama: Qytetarët dhe partitë të zbatojnë masat kundër virusit. Do ndëshkohen rreptësisht

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat kundër koronavirusit.

Kryeministri thekson se masat duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze duke nisur nga partitë politike dhe deri te qendrat tregtare. “Masat e reja duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren reptësisht”,- shprehet kreu i qeverisë.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në Facebook:

MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren reptësisht.

Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej🙏

🔴 Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

🔴 Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.

🔴 Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.

🔴 Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

SHKARKO APP