Rama reagon për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit: Ngushëllime bashkëshortes e familjes
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Kreu i qeverisë shkruan në një postim në rrjetet sociale se ndarja e tij nga jeta ishte e parakohshme, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.
Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ndodhej në ambientet e një hoteli në Tiranë.
Bogdani është dërguar me urgjencë në spital, ku ka mbërritur me puls 0 dhe është futur menjëherë në intubim, por nuk ka arritur dot të mbijetojë.