Rama reagon për vrasjen e 26-vjeçarit: Janë arrestuar katër kafshë deri tani

Ekzekutimi i te riut në mes të dites në Tiranë, teksa ishte duke punuar ka qenë një nga pyetjet qe komentuesit i kanë adresuar kryeministrit Edi Rama, duke e shigjetuar atë për heshtjen lidhur me krimin e ndodhur.

“Po për 26-vjeçarin e vrarë me plumb në kokë, në mes të ditës, në orarin e punës, nuk keni asgjë për të thënë ose për të bërë?”, e pyet nje komentues, nderkohë qe Rama i jep këtë pergjigje:

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere?
Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?