Rama refuzoi interpelancën, Alizoti: Kemi një kryeministër të marrë p*ng nga ka*telet, avokat i çështjes në Xibrakë

Deputeti i Rithemelimit në PD, Tomor Alizoti ka reaguar për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi interpelancën në Parlamentin e Shqipërisë e thirrur nga Gazment Bardhi. Për është për të ardhur keq që institucionet e drejtësisë nuk po reagojnë për akuzat e ngritura nga opozita dhe nga emisioni investigativ i Rai3.

“Reagimi ekstrem i Ramës në mbrojtje të mikut të kartelit të kokainës së Xibrakës dhe ish-avokatit si vëllezërve të tyre, duket se po zbulon një të vërtetë që pëshpëritej prej kohësh. Rama nuk po sillet si kryeministër i zgjedhur, por si i përzgjedhuri i krimit në krye të qeverisë.

Shmangia e llogaridhënies në Kuvend për të mbrojtur sekretarin e tij nga një akuzë e dokumentuar në Itali, është tregues i qartë se ai është vartësi i atyre që e kanë emëruar aty. Shqipëria ka patur shumë kryeministra të paaftë dhe mediokër, por kurrë një kryeministër të marrë peng nga kartelet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është për të ardhur keq, që edhe institucionet e reja të drejtësisë po sillen si emërime të pengut. Nuk ja kanë borxh taksapaguesit e SHBA-ve dhe BE-së, që të sponsorizojnë heshtjen e SPAK-ut, përballë shokëve të trafikantëve. Ata nuk mund të sillen si enturazh i kryeministrit të zgjedhur si kurator i bashkëpunëtorëve të krimit. Nëse Rama dhe SPAK, heshtin dhe flasin njësoj, atëherë kokaina e Xibrakës, vijon të qelbet edhe në mes të Tiranës”, theskon Alizoti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?