Rama refuzon interpelancën, PD: Kërkon të mbulojë lidhjet e vëllait me trafikun e kok*inës

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë pas refuzimit që kryeministri Edi Rama i bën thirrjes në interpelancë për rolin e dokumentuar të Olsi Ramës në grupin shqiptaro-kolumbian të kokainës që kishte instaluar në fshatin Xibrakë në magazina shtetërore, fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan. ”Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe vazhdimin e mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nga Edi Rama dhe suita e tij dhe deklaron se ajo nuk do pajtohet kurrë me këto akte antikushtetuse me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë lidhjet direkte të vëllait të tij me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe të mbrojë kësisoj veprimtarinë familjare mafioze të klanit Rama”,-thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Deklarata e plotë

Deklaratë e Partisë Demokratike. Edi Rama në shkelje flagrante të Kushtetutës, refuzon të paraqitet në interpelancën e thirrur nga Kryetari i Grupit Paralamente të PD, Gazmend Bardhi, për rolin e dokumentuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës në grupin shqiptaro-kolumbian të kokainës që kishte instaluar në fshatin Xibrakë në magazina shtetërore, fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan.

Rikujtojmë këtu se neni 80 sanksionin: ‘Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda 3 javëve”.

Përveç kësaj dje në një akt antikushtetues të pa precedent dhe në kundërshtim të hapur me nenet 98-99 të regullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi në Kryesinë e Kuvendit se nuk do pranojë kërkesën mocion me debat për kryeministrin Rama të paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe vazhdimin e mohimit të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës nga Edi Rama dhe suita e tij dhe deklaron se ajo nuk do pajtohet kurrë me këto akte antikushtetuse me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë lidhjet direkte të vëllait të tij me trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe të mbrojë kësisoj veprimtarinë familjare mafioze të klanit Rama.

SHKARKO APP