Rama refuzon opozitën: Qenka lule korona para planit të Bashës. Reagon PD: Ky është maskarallëk dhe krim

Në foto: Tirana e zbarzur për shkak të emergjencës së koronavirusit
Në foto: Tirana e zbarzur për shkak të emergjencës së koronavirusit

Shqipëria po përballet me situatën e emergjencës kombëtare nga koronavirusi. Autoritet e Ministrisë së Shëndetësisë deklarojnë se deri të dielën janë 42 persona të prekur dhe 1 viktimë nga virusi. Qeveria ka marrë masa të ashpra për të frenuar virusin duke mbyllur lokalet, restorantet, qendrat tregtare dhe çdo biznes tjetër që nuk është pjesë e linjave të prodhimit të domosdoshëm. Ende nuk ka një afat se kur do të mbarojë gjendja e emergjencës, ndërkohë që humbjet e biznesit llogariten mbi 25 milionë euro në ditë. Ndërkohë për shumicën e qytetarëve, mbyllja në shtëpi do të thotë dhe vështirësi financiare për shkak të mungesës së punës.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha propozoi një plan me 8 pika për të ndihmuar ekonominë dhe familjet në nevojë në përballimin e krizës së koronavirusit. Në planin e PD-së kërkohet ndërhyrje urgjente në buxhet, ndihmë ndaj bizneseve për të paguar punonjësit, pezullimin e taksave dhe deri te ndihma me ushqime dhe detergjentë për familjet që janë në pamundësi ekonomike. Këto masa, Basha i cilësoi si të domosdoshme për të mos kaluar në kolaps ekonomik, gjatë kohës që janë pezulluar shumica e aktiviteteve tregtare në vend.

Por kryeministri Edi Rama e mohoi kategorikisht mundësinë për diskutimin e një plani të tillë. Në një reagim të shkurtër në Twitter, Rama ironizoi kreun e PD dhe deklaroi se ky plan është me shkatërruese se vet koronavrusi për ekonominë.

Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!”, deklaroi Edi Rama në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguat pas refuzimit nga Edi Rama të planit të PD-së për ndihmën ndaj bizneseve dhe njerëzve në nevojë .Në një deklaratë në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se “1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por Edi Rama nuk do t’ia dijë. Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, refuzon propozimet realiste të PD për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë nga kriza e koronavirusit.

Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka se të mos prekësh milionat që Edi Rama ka ndarë për Vilmën, inceneratorët dhe klientët e tij këtë vit me buxhetin e shqiptarëve në karantinë!”, -deklaroi Gazmend Bardhi.

Lexoni edhe…

Ministria e Shëndetësisë: 42 raste me COVID-19

Rezultojnë pozitivë me koronavirus 2 pjesëtarë të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”

Policia e Shtetit: Të gjitha pikat kufitare që mbyllen me Greqinë dhe Maqedoninë

Urdhri i Ardi Veliut për Policinë: Ja si do të lëvizin automjetet private ditën e hënë

Editorial/Gjermania jep 500 miliardë euro ndihma për biznesin, po qeveria shqiptare?!

SHKARKO APP