Rama replikon me Bashën: Ajo që po ndodh me PD, fundi i partisë! Të kam pikë referimi, mendoj për të mirën tënde gjithmonë
Lulzim Basha deklaroi sot në Kuvend se Kryeministri Rama kërkon që të përfshihet në debatin brenda demokratëve.
Lidhur me këto deklarata ka reagur Rama, i cili theksoi se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën realisht që të ndihet keq.
“Ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm që nuk më argëton, por realisht më bën të ndihem keq. Sepse është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, po deri këtu nuk kishte shkuar. Është shumë e shpëtuar ajo që ndodh. Foltoren se sholla unë këtu. Foltoren këtu s’ke për ta dëgjuar, nëse s’do ta sjellësh ti foltoren këtu. Pse më ndërhyn?! Pse qesh?”- tha Rama.
(Basha qesh.)
“E qesha që të del natyrshëm, ka filluar që të të dalë vështirësish këto kohë. Të kam pikë referimi. Mendoj për të mirën tënde. Sa më mirë të jetë opozita, aq më shumë mund të angazhohet shumica“, vijoi më tej Kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

