Rama replikon në distancë me Erion Baçen: Po hajde mor këtu, ai rri atje se ka hallin e Juventusit

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Fier, nuk ka kursyer as batutat në drejtim të deputetit Erion Braçe. Rama e pranoi se mund të jenë bërë edhe gabime, por ato janë të justifikueshme pasi “sa më i madh të jesh aq më të mëdha janë gabimet që bënë”.

Me nota humori, kreu i qeverisë i bëri thirrje Braçes të afrohej pranë, duke shtuar se ka ardhur koha që fitoret e Juventusit t’i kompensojnë me fitoret e reja të PS-së.

”Po hajde mor këtu, ç’rri atje. Mu duke si një grup rinor që do të futesh në parti. Erioni rri atje sepse ka hallin e Juventusit. I kam thënë që ka ikur koha jonë si Juventus për këtë periudhë, por po e kompensojmë me fitoret e reja të PS. Nuk ka asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri. Nuk ka pasur, nuk ka dhe më besoni nuk do të ketë për një periudhë të caktuar kohe”,-tha Rama.

SHKARKO APP