Rama rikandidon një tjetër kryebashkiak në zgjedhjet lokale

Me sa duket një tjetër emër në radhët e socialistëve do të rikandidojë për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 2023.

Kryeministri Edi Rama mësohet se ka rikonfirmuar si kandidat për bashkinë e Gjirokastrës, kryetarin aktual Flamur Golemin.

Këtë Rama e la të kuptohej dhe nga një takim që pati këtë të mërkurë në Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi punën e Flamur Golemit në krye të bashkisë përgjatë këtyre 4 viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë emrat e tjerë që bëhet e ditur se do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste, janë Armando Subashi për Bashkinë Fier, Eriselda Sefa për Bashkinë Lushnje dhe Erion Veliaj për Bashkinë Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?