Rama rikthehet tek socialistët e vjetër, ish-kryetari i bashkisë së Fierit merr drejtimin e Albpetrol

Pas ndryshimit të kreut të PS-së Fier tashmë edhe kompania më e madhe e naftës Albpetrol ka pësuar ndryshim në drejtimin e saj. Nga detyra është larguar Gent Gazheli, ndërkohë ky post i rëndësishëm i është besuar ish-kreut të Bashkisë Fier Baftjar Zeqaj.

Zeqaj është një personazh mjaft i njohur dhe me influencë pozitive në qarkun Fier dhe jo vetëm. Ai për një kohë të gjatë ka drejtuar bashkinë Fier në tre mandate, si dhe një mandat atë të Patosit. Gjithashtu Baftjar Zeqaj ka drejtuar dhe prefekturën Fier në një mandat.

Zeqaj pritet të marrë ‘çelësat” e drejtimit të Albpetrolit ditën e hënë, një kompani kjo me mjaft probleme delikate të pazgjidhura ndër vite.

Baftjar Zeqaj

SHKARKO APP