Rama rikujton fotot nudo, nxjerr Salianjin: Na turpëroi si kategori
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama po bën një krahasim mes kandidatëve të PS dhe të opozitës së bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama ka kujtuar edhe njëherë eksperiencën e tij në plazhin nudo, pasi mori një më një të gjithë kundërshtarët politikë, duke u nxjerrë foto ”të sikletshme” dhe e kandidatit të PD-së, e Ervin Salianjit ishte shkrepur në plazh.
Duke kujtuar fotot e veta, Rama me ironi u shpreh se i kishte hyrë në fushën e tij. ”Korça me kë fiton? Më këtë lakuriqin e natës. Se më ka hyrë edhe në fushën time duke dalë në plazh. Na turpëroi edhe si kategori”,-tha Rama.