Rama: Rilindje urbane edhe në Laç
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se rilindja urbane ka përfshirë edhe një kopsht në qytetin e laçit, si pjesë e 126 projekteve që kanë për qëllim ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës arsimore në vend.
Rama ka shkruar më tej se, godina e këtij kopshti ka qenë një ngrehinë e shkatërruar, por që tashmë u është rikthyer fëmijëve, falë ndërhyrjes së bërë.
Ja statusi në Facebook i kryeministrit Edi Rama:
#RilindjaUrbane në Arsim.
Mes 126 projekteve të programit kombëtar të Rilindjes Urbane për ndërtimin e rindërtimin e infrastrukturës arsimore, është edhe kopshti i Laçit; një ngrehinë e shkatërruar qē sot u është rikthyer fëmijëve.
#Rilindje.
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër”
KOHA JONË SONDAZH

