Rama rrëfen ëndrrat: Ashtu siç u bë realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave… edhe vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur dhe njëherë se vaksinimi masiv i popullatës do të ndodhë shumë shpejt.

Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri theksoi se vaksinimi do të realizohet ashtu siç po bëhet realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja që u shkatërruan nga tërmetet e 2019-ës.

Po ashtu, Rama nënvizoi se vaksinimi veç Tiranës ka vazhduar me bluzët e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës dhe banorët e shtëpive të të moshuarve dhe kujdestarët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i kryeministrit:
🌼Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot🇦🇱

Swiss Digital Mobile Reklama

*Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre.

🌼Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e…

Pubblicato da Edi Rama su Mercoledì 17 febbraio 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?