Rama: Rritja e pensioneve sfida më e vështirë
Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama tha rritja e pensioneve është sfida më e madhe pasi pas ata mbahen nga kontributet shoqërore dhe pas daljen nga komunizmi një skemë e tillë nuk ekzistonte por mbulohen nga buxheti i shtetit.
“Rritja e pensioneve është sfida më e vështirë dhe se pensionistët janë pjesa më e goditur në këtë periudhë tranzicioni. Mbajtja e pensioneve vjen nga kontributet dhe sigurimet shoqërore. Vende që dolën nga komunizmi, pensionet janë një super barrë pasi nuk ka sisteme që janë gjetur aty, por janë sisteme që pensionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit. Kur flasim për të paguar pensione, duhet të jemi të vërtetë dhe të drejtpërdrejt me njerëzit ne bëmë reformën e pensioneve.
Një mësues që del ne pension pas reformës tonë e ka pension më të lartë se ju,e dhe pse ka barë të njëjtën punë si ju. Reforma jonë duhet të ishte bërë 20 e kusur vite më parë”.