Rama: Rryshfetin dhe abuzimin nga sistemi shëndetësor e zhdukim veç ne

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga poliklinika e Vlorës, për të vënë në pah punën e bërë nga qeveria e tij. Rama nuk ka humbur rastin që t’i shoqërojë edhe me një thirrje për votuesit, ku thotë se betejën e zhdukjes së ryshfetit dhe abuzimit nga sistemi mund ta fitojë veç qeverisja e tij.

“Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit! Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP