Rama: Së shpejti nisim vaksinimin e moshave +60

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ndodhet në Shkodër, aty ku po vijon procesi i vaksinimit në shkollën ”Edit Durham”, ku tha se janë në pritje të lajmeve të mira për të marrë një sasi të konsiderueshme të vaksinave për të vijuar vaksinimin e moshave +60 dhe më pas nën 60.

”Vazhdojmë procesin e vaksinimit, i cili po ecën mjaft mirë, pavarësisht luhatjeve dhe ngurrimeve të krijuara ditët e fundit për shkak të lajmeve për AstraZenecën dhe pezullimit në disa vende.

Deri tani nuk ka asnjë problem, po rritet numri i mësuesve për tu vaksinuar. Është normale që të ketë hezitime. Për ne është e rëndësishme që të rrisim intensitetin, të plotësojmë sezonin.

Besoj që do kemi më në fund lajme të mira dhe do të kemi në disponim një sasi të konsiderueshme vaksinash për tu shtrirë përtej këtyre kategorive, për të marrë mbarë gjithë kategorinë e moshave +60 dhe më pas nën 60”, tha Rama.

SHKARKO APP