Rama shfaqet i pakënaqur nga ushqimi anglez, Paloka: Kush do ulej të hante duke patur thonjtë e tij të pisët
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Komitetin Politik me liderët e BE që zhvillohet në Londër, por përmes një postimi në Facebook, Rama shihet duke ngrënë, por shprehet i pakënaqur nga ushqimi, pasi shkruan se ”Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!””. Postimin e Ramës e ka parë edhe Edi Paloka, i cili ka një koment. ”E kanë lënë vetëm pallën. E kush do ulej të hante duke patur thonjtë e tij të pisët përpara syve?”,-shkruan Paloka.