Rama shigjeton Albinin: Edhe hasmit i hapet dera kur vjen, kam akoma shpresë që s’e ke harruar Kanunin

Kryeministri Edi Rama tha se ka ende shpresë që homologu i tij, Albin Kurti do të pranojë të takohet gjatë vizitës në Prishtinë këtë pasdite.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama tha se sipas Kanunit, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi.

Rama: Në Kosovë kur të shkoj, kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar deri kur ai të mbarojë fjalën.

 

SHKARKO APP