Rama shkarkon live nga Facebook-u drejtorin e rëndësishëm
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 06:10
Gjatë takimit me kordinatorët e bashkëqeverisjes kryeministrii Edi Rama ka bërë me dije shkarkimin e Drejtorit të Hipotekës së Fierit Petrit Kuçana. Kjo deklaratë e Ramës bëri shumë bujë pasi ky shkarkim nuk ishte bërë i ditur mediatikisht, e mesa duket Rama nuk kishte ndërmend ta thonte por e bëri meqë ju dha ‘rasti’.
Pas denoncimit të një qytetari për zvarritjen e dokumentave të pronës së tij nga hipoteka e Fierit, ka ardhur edhe shkarkimi i drejtorit të saj.
“Tani e vërteta ështe që jo vetëm që ka marrë dokumetin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit.
Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fireit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore.
Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarriitje.
Ky është fakt se platforma jo vetëm zgjidh problemin po na ndez llampat e kuqe për aty ku duhet të ndërhyjmë falë faktit që qytetarët na drejtohen dhe nuk ka nevojë të bëjnë denoncime”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

