Lajme kontradiktore/Rama shkarkon ministren e Financave dhe të Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mënyrë urgjente Qeverinë. Burimet kanë bërë të ditur se kryeministri Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimaj nga detyra e ministres së Ekonomisë dhe Financave.

I çuditshëm duket ky shkarkim, kur Delina Ibrahimaj njihej si një ndër ministret më korrekte dhe të pa akuzuar për korrupsion.

Ende nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar. Me kureshtje pritet edhe emri i kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasi pas largimit të Ballës, i cili është emëruar ministër i Brendshëm, ky post ka mbetur vakant. Për këtë post flitet se do të zgjidhet Elisa Spiropali, aktualisht ministre Shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në ora 18.00 vetë ministrja e mohoi shkarkimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?