Rama: Shkodra ka një kryetare që s’është kryetare
Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat, ndër të tjera u pyet nga gazetarët sa i takon zgjedhjeve në Shkodër. Rama iu referua kryebashkiakes në detyrë, Voltana Ademit si një kryetare që s’është kryetare. ”Përsa i përket Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq është në situatën më të rëndë se ka një kryetare që s’është kryetare dhe ka një vakum në këtë aspekt por kjo është një çështje që s’është në dorën tonë por presim të marrim një zgjidhje”.