Rama shmang përgjigjet për përjashtimin e Dritan Lelit dhe flet për projektet e aeronautikës qeveritare

Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24 lidhur me kërkesën e tij për përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, nga fushata e 25 prillit.

Rama tha se mesazhi i tij drejtuar PS në Vlorë ka qenë i shkurtër, i thjeshtë dhe pa ekuivok, që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin.

“S’ka ndodhur asgjë, unë i kam kërkuar të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar, dhe kaq. Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar, se nuk isha dot i pranishëm dje. Shumë i thjeshtë, shumë i shkurtër, pa asnjë ekuivok, që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin, kaq. Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk ka pse të jetë në skuadër. Kaq e thjeshtë është. Është shumë e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Shqipërisë që ministrja e Energjisë është në udhëtim, ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për investimin në transformimin e TEC të Vlorës”, tha Rama.

I pyetur sërish për këtë ccështje, kryeministri iu shmang përgjigjes së mëtejshme, dhe nisi të flasë për projektet 3 D të aeroporteve në Vlorë, në Kukës, si dhe për linjën e re të Dubait.

“Aeroporti i Kukësit do të hapet për pak javë”, tha Rama sot kur na ndajnë po pak javë nga zgjedhjet.

Mes ironisë, Rama tha se do t’i sjellin 130 vota nga Anglia, të çunave të Kukësit, vota që do t’i shkojnë PD-së.

“E kthen kaskadën në një instrument prodhimi dhe rezervimi të ujit, duke bërë balancuesin në mënyrë që mos të kemi më nevojë për të derdhur ujë, para pa fund dhe të kërcënojmë me përmbytje fusha të tëra. Faktikisht, bazuar edhe në këto dy shtylla të reja të arkitekturës së energjetikës, në vizionin e 2030-ës e shohim vendin si eksportuese të energjisë. Kjo do të jetë një mundësi kursimi të madh. Nga ana tjetër, me parqet fotovoltaike, siç është ai i Karavastasë, ai i Spitallës është në garë, Shqipëria do të ketë sektorin energjetik më të diversikuar. Një sektor bazuar në një masë që se ka asnjë rajon. Parqet voltaike nuk janë të 20130-ës. Ai i karavastasë është më i madhi në Ballkan, që po bëhet nga Kompania Voltalia. Kompania ka filluar atë procesin e parë, që lidhet me piketimet dhe me ato elementë që janë të domosdoshëm për të filluar instalimin. Ai i Spitallës është në garë ndërkombëtare. Duke qenë se Shqipëria, falë një pune të bërë mirë nga ministrja, arriti që të bëjë një garë ku mori çmimin historikisht më të favorshëm dhe si rezultat i faktit që Karavastaja, se dija por e mësova nga ky proces, është një pikë me rezultatin më të madh në këtë pellg. Për parkun e Spitallës ka pasur kërkesa të mëdha nga kompani të mëdha. Sa i përket aeroporteve, Kukësi do të hapet në muajin prill. Do të jenë të ftuar 130 çuna Anglie nga Kukësi, që kanë harxhuar më shumë energji për t’u tallur në FB tim ku unë kam postuar procesin që nga ideja. Do i sjell PD-së 130 vota nga Kukësi me avion. Kjo ishte një pengesë që se sollëm ne por pandemia. Një bllokim prej 1 viti. Kompania e Bexheti Pacollit e fitoi Vlorën, jemi brenda afatit dhe brenda disa javësh kontrata do të jetë firmosur. Ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme për qytetarët. Patjetër edhe për sistemin tonë aeroportual me blerjen e aeroportit Nënë Tereza në Rinas nga kompania shqiptare, e cila mundësoi largimin e kinezëve. Kemi mundësuar me këtë kompani një kontratë të favorshme me publikun, që do të sjellë ulje të çmimit të biletave. Do të investojë afro 100 mn euro, duke nisur nga pista që duhet të ishte zgjatur me kohë, por që nuk u bë nga kinezët, apo dhe terminali i dytë që s’u bë. Në pak javë do të vendoset linja direkte me Dubain. Ai është destinacioni i dytë i shqiptarëve ku dalin për pushime. Në këtë vend është bërë e zakonshme; “s’kemi bukë, s’kemi bukë”. Për punë javësh, ministrja do të shpallë edhe garën për aeroportin e Sarandës.”, tha Rama.

SHKARKO APP