Rama shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta e liderit të Kuvajtit: Ditë e trishtuar
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të liderit të Kuvajtit, duke thënë se përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit ka lënë pas një trashëgimi të qëndrueshme.
“Një ditë shumë e trishtuar për kombin e ngrohtë dhe miqësor Kuvajtit! Mendimet e mia janë me popullin e Kuvajtit teksa vajtojnë për humbjen e udhëheqësit të tyre të nderuar, Lartësisë së Tij Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit lë një trashëgimi të qëndrueshme. Kujtimi i tij i sjelltë ngushëllim familjes, popullit dhe të gjithë miqve të tij gjatë kësaj kohe dhimbjeje”,-shkruan Rama.
Lideri i Kuvajtit, sheiku Naëaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah,u nda nga jeta ditën e shtunë në moshën 86-vjeçare.
https://twitter.com/ediramaal/status/1736824023772762404