Rama: Shqipëria, 174 mijë punonjës të siguruar
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se punësimi real është një sfidë për çdo qeveri në Europë, por Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, pasi janë shtuar 174 mijë punonjës (krahasuar me vitin 2013) të siguruar që paguajnë kontributet.
Rama në njëe status të tij në Facebook, mëngjesin e së enjtës, shprehet se “Punësimi real është sfida e jashtëzakonshme e çdo qeverie sot në Europë dhe në rajonin tonë kjo është një sfidë edhe më e vështirë. Por s’ka asnjë dyshim se Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur duke ndërmarrë reforma të thella për të dalë nga një prapambetje e madhe”.
Ai thekson gjithashtu se “Reformat duan durim dhe kohën e tyre për të dhënë të gjitha frutet e dëshiruara, ndërkohë që në librin e llogarive të shtetit janë shtuar 174 mijë punonjës (krahasuar me vitin 2013), të siguruar e që paguajnë kontributet e tyre për shtetin sipas të ardhurave. Edhe numri i bizneseve që krijojnë punësim dhe vetëpunësim, është rritur ndjeshëm”.
“Por duhet të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet e nisura sepse shumë më tepër mbetet për t’u bërë. #DrejtimiiDuhur #Rilindje”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

