Rama: Shqipëria është vend i sigurt

Kryeministri Rama solli në vëmendje një episode me një nga zyrtarë të lartë europianë për të treguar se Shqipëria është një vend i sigurt. Kreu i qeverisë tregoi se zyrtari europian nuk pranoi të dilte nga aeroporti pa pasur roje të pajisur me kallashnikovë.

Ndërkohë, të nesërmen, ai kishte pasur një bisedë me të dhe i kishte kërkuar ndjesë.

Edi Rama: “Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte, por fjalia e parë që më tha ishte dua t’ju kërkoj ndjesë sinqerisht sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek shumë të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë.”

Kryeministri ishte i pranishëm në takimin e 100 qendrave kombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Për këtë të fundit tha se ka ende shumë për të përmirësuar.

Edi Rama: “Ne këtu në Shqipëri sot e gjejmë veten në një moment krejtësisht tjetër përsa i përket mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë. Pavarësisht se jemi në një moment komplet tjetër dhe kemi ecur përpara gjithsesi ky vend në të cilin ndodhemi është ende vulnerabël.”

Kryeministri kishte edhe një apel për të huajt e pranishëm në këtë konferencë.

Edi Rama: “Kur t’ju pyesin e keni qenë në Shqipëri, çfarë dreqin doje në Shqipëri, si qenke kthyer shëndoshë e mirë dhe ju do tu thoni atyre se kam parë gjëra që ju nuk keni për të besuar.”

SHKARKO APP