Rama: Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj veç në gusht. Sezoni po vijon me flukse të larta edhe në shtator

Kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj veç në gusht. Sezoni po vijon me flukse të larta edhe në shtator.

Kreu i qeverisë shkruan se shifrat janë premtuese për një vit me rezultate shumë të mira sa i takon sektorit të turizmit.

MIRËMËNGJES dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë.

SHKARKO APP