Rama: Shqipëria nuk është notere e çdo politike që ndjek Kosova

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp është shprehur se situata e tensionuar në veri të Kosovës, kërcënon edhe interesin e Shqipërisë dhe të mbarë rajonit.

Rama deklaroi se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç duhet të mbyllen në një konferencë dhe të mos dalin derisa të arrihet gjuha e përbashkët.

Rama u shpreh se çdo kërcitje armësh duhet të mbahet larg nga Ballkani, duke përsëritur edhe njëherë thirrjen për të liruar tre policët e Kosovës.

“Për mua është shumë e qartë ajo që ka ndodhur. Albini nuk ka dashur konfrontimin e drejtpërdrejtë për këtë temë. Mendoj se Shqipëria nuk është notere e çdo politike që ndjek Kosova, jemi dy shtete të barabarta. Qëndrimin jonë është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Propaganda dhe fryma që mbajtën qytetarët ishte një gjë tjetër. Kjo që ndodhi nuk ishte normale, gjërat janë keq. Po përpiqem të shmang diçka më të madhe, po bëjmë diçka më të mirë. Ju mendoni me mua më jep kënaqësi fati që Albinit nuk i hapet asnjë derë nga zyrat e homologëve në Amerikë, përkundrazi me duket e tmerrshme. Unë nuk hy tek ata që i konsiderojë partnerët ndërkombëtar si zoti vetë, zoti është mbi në dhe ndërkombëtarët. Në nivelin personal nuk ka asnjë problem, jam i gatshëm ta takojë në çdo moment, ju do habiteni se sa mirë shkojmë”, u shpreh Rama ndër të tjera.

SHKARKO APP