Rama: Shtet të së drejtës me çdo çmim, sprovë zjarri e PS-së
”Ambicia për të krijuar shtet shqiptar të së drejtës me çdo çmim”,-tha kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij drejtuar socialistëve në Asamble, teksa foli sërish për përgjegjësi personale ndaj atyre që abuzojnë me pushtetin dhe tradhtojnë vendin.
“Kjo parti duhet të hidhet në zjarr për suksesin e kësaj sprove zjarri jo për të shpëtuar nga zjarri tanët në përballje me drejtësinë por për të ngrohur një vatër të re drejtësie për Shqipërinë shtet demokratik i të drejtës”.
Ai tha se do të mbështesë deri në fund SPAK-un dhe organet e drejtësisë në luftën kundër krimit e korrupsionit.