Rama: Shteti paga punonjësve të privatit, s’i mbyllim fabrikat
Përmes një komunikimi në facebook, kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë ligjin special, aktin normativ për masat kundër përhapjes së koronavirusit. Kërkesat për mbylljen e sipërmarrjeve private dhe fabrikave, Rama i hodhi poshtë duke deklaruar se nëse do të ndodhte një gjë e tillë do të ishte vetëvrasje. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik në planin drastik të kufizimit, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat dhe as Izraeli.