Kryeministri Rama: Llum! Si mund të votohet Sali Berisha që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj
Pas deklaratave të Berishës në median britanike se Shqipëria ka eksportuar kriminalitetit në Britaninë e Madhe ka reaguar Kryeministri Rama.
“Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur”, ka shkruar Rama në Twitter.
Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022