Rama: Si mund të votojë një prind demokrat më 11 maj…

Nga Edi Rama-

NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND:

🦉) Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.

🐸) Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah.

⛱️) Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.

OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:

Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS🌹

E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:

1) Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

2) Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE.

SHKARKO APP