Rama: Si mund t’i shkoni pas një të roituri që i fiket llamba tre ditë edhe për shkak të moshës?!

Në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, në rubrikën “Sy me sy” në Facebook, Kryeministri Edi Rama, ndër të tjera tha:

Shqipëria krenare në arenën ndërkombëtare. Përpara Samitit Europian Politik do të vijë kryeministri britanik. Vetëm njëherë ka ardhur një kryeministër britanik, edhe atëherë ka shkuar në Kukës për arsye humanitare. Ka pasur shumë të tjerë që kanë ardhur për herë të parë. Pse? Ngaqë ky vend është narko-shtet? Mos votofshi kurrë për mua, por si mund të hani këto idiotësira? Si mund t’i shkoni pas një të roituri që i fiket llamba tre ditë për shkak të moshës. Nuk e di rezultatin, ndoshta fitojmë më shumë edhe se 77 deputetë, do të shikohet. Kur të fitojmë, nis sërish ky ka vjedhur. I keni parë celulat e PS, ne komunikojmë çdo ditë e natë me popullin. Rezultatin do ta shkruaj në Kuç, atje te ai lokali, në majën e lartë, siç bëra në vitin 2021.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekës në rubrikën “Sy me sy” në Facebook, Rama theksoi se rezultatin do ta shpallë nga Kuçi, ashtu si në vitin 2021. Ai shtoi se PS do të marrë me shumë se 77 mandate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?