Rama: Sistemi TIMS punon. Po bëhet një festë tallavaje nga ekranet që s’duan t’ia dinë për publikun

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë lajmet e kësaj të hëne, që sistemi TIMS nuk është rikthyer në doganat e vendit. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se po bëhet një lloj festë tallavaje, nga ekrane dhe portale që nuk duan t’ia dinë për publikin që lexon dhe shikon.

”Kjo s’është “Festë për kriminelët”, po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh! Jo që s’po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis”,shkruan Rama në Twitter.

SHKARKO APP