FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama sjell Kanionet e Kirit, xhevahirin e fshehur të Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një tjetër perlë të Veriut të Shqipërisë. Është fjala për ato gurë të çmuar të bukurisë, befasisë së natyrës, ujit të ftohtë dhe relaksit, të fshehur pas mureve të trasha të mosinteresimit dhe neglizhencës.
Po, “Ujrat e kristalta mes shkëmbinjve madhështorë të Kanionit të Kirit në Postribë, Bashkia Shkodër, deri dje të njohura vetëm prej banorëve, sot një nga qindra e qindra destinacionet e turistëve të shumtë të përhapur në çdo cep të Shqipërisë” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Përmes kësaj galerie fotosh që ai ka sjellë, tregohet se ky zbulim është një tjetër piketë e atraksioneve turistike të Shkodrës, e cila e strukur atje tej mes udhëpërshkimit të Kirit, ka se çfarë të ofrojë, ka se si t’u qaset atyre që duan ujin e kristaltë që zbret nga malet, atyre që e duan natyrën dhe vërshimin e ujit si një simbiozë e magjepsjes.

Kanionit të Kirit në Postribë janë tashmë një një mundësi ndryshe relaksi, një gjë krejt ndryshe për të shijuar natyrën, për të treguar se ne kemi ende për të zbuluar, ende për të ofruar.

Një këshillë u duhet dhënë atyre që e duan këtë bukuri të egër dhe të mahnitëse, të kenë kujdes nga shkëmbinjë dhe rrëshqitja në gurët e veshur nga myshqet.
Albert Vataj

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?