Rama sjell shembuj: 20 vjet pas tërmetit, ka ende njerëz që jetojnë në tranzicion

Sfida e shtetit pas situatës së tërmetit nuk është e lehtë, pasi janë qindra dhe mijëra banesa për rindërtim dhe rikonstruktim.

Kryeministri Edi Rama tha se shembujt në vende të ndryshme pas këtyre situatave janë edhe negative edhe pozitivë.

Gjatë fjalës së tij në përurimin  i veprës “La Radura” e Stefano Boerit ku u diskutua edhe për  mbi projektimin e lagjeve të reja, për strehimin e të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama tha se në Itali ka akoma njerëz që jetojnë në tranzicion edhe 20 vite pas tërmetit duke jetuar në për kabina.

Edi Rama: Shembujt e ndryshëm që mund ti referohemi në situatat pas tërmeteve janë shumë të ndryshëm. Ka raste kur tërmetet kanë shërbyer si katalizator të një ndryshimi të madh dhe kanë sjellë një cilësi të re përmes rindërtimit dhe përmes rikonceptimit të shumë aspekteve të zhvillimit dhe ka raste kur kanë prodhuar situata realisht të rënda zvarritje.  Italia ka shumë eksperienca dhe ka edhe shembuj të shkëlqyer, por edhe shembuj dramatik të situatës së post tërmetit. Sot ka akoma jo pak njerëz që jetojnë në tranzicion, jetojnë në kabina në pritje që të kenë një shtëpi pas tërmetesh që kanë rënë edhe 20 vjet përpara. Në këtë pikë është e qartë që sfida jonë është ti përkasim shembujve pozitivë dhe besoj që me sistemin, me reagimin e parë të emergjencës hyjmë tek shembujt e mirë.

Ai premtoi që brenda viti të ardhshëm të gjithë të prekurit nga tërmeti do të jenë në shtëpi të re.

Edi Rama: Brenda vitit të ardhshëm, po e them si afat fundor vitin, por më përpara sesa përfundimi i vit të ardhshëm  ne të jemi në gjendje që të gjithëve ti kemi ofruar mundësinë për të jetuar në një shtëpi më të mirë sesa ajo që kishin jetuar më parë. 

SHKARKO APP