Rama sjell Vuçiçin nga Serbia në Durrës të inspektojë dëmet që i bëri tërmeti shqiptarëve
Nisur nga pasditja e djeshme që u kyçët me orë të tëra në makina… edhe mëngjesin e sotëm… nëse keni humbur autobusin për të shkuar në punë, apo keni ngecur në trafik, besojmë se arsyen tashmë e keni të qartë.
Kjo i atribuohet një vizite në Durrës mëngjesin e sotëm të një personaliteti të rëndësishëm serb që ka lënë gjurmë në të shkuarën e vëllezërve tanë të Kosovës.
Bëhet fjalë pikërisht për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka zbarkuar vetë në terren për të inspektuar dëmet që tërmeti u ka shkaktuar shqiptarëve.
I shoqëruar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi, presidenti malazez Gjukanovic dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, u bë një ‘reunion’ në Durrës i grupit të mini-Shengenit Ballkanik, me një mungesë të rëndësishme nga radhët tona…
Atë të Kosovës, ajo që na u gjend më pranë në ditët e vështira, ka refuzuar sot ftesën e Shqipërisë!