Rama: S’ka më leje për plazhe private dhe për “beach baret” e restorantet, do kthehen publike!

Kryeministri Edi Rama ka rinisur sot podcastin “Flasim”, i cili u ndërpre gjatë sezonit të verës.

Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek plazhet publike.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu, do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.

Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e t’i detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.

Nuk mund t’i çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të bien me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh”, tha Rama.

SHKARKO APP