Rama: S’na vjen mirë kur dikush që ishte mes nesh ndodhet në duart e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.
Rama tha se, megjithatë, për shumë njerëz është e dhimbshme të shohin dikë që deri dje ka qenë pjesë e shoqërisë dhe sot është në duar të drejtësisë.
“Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak,” tha Rama.