Rama sot në zonën e prekur nga konflikti në lindje të Ukrainës

Në ditën e dytë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së do të vizitojë një nga zonat në lindje të prekura nga konflikti me Rusinë.

Mëngjesin e sotëm, Edi Rama ka postuar një video nga aeroporti  ushtarak Chuguev në Kharkiv, i shoqëruar nga delegacioni. Dje gjatë takimeve me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Rama u shpreh se dëshiron që ta shikojë vetë personalisht gjendjen në lindje.

Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren” tha ai dje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?