Rama-studentëve: Po e çoni protestën për lesh
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me studentët e Universitetit të Vlorës.
Gjatë një takimi me studentë në Universitetin e Vlorës Ram u tha studentëve se po e dërgojnë protestën për “lesh”, pasi sipas tij nuk po ulen që të dialogojnë.
Më tej gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë tha se studentët mund të bëjnë çfarë të duan, por nevojitet dialog për zgjidhjen e 8 pikave.
“Jam shumë dakord që në fillim tarifa, do të, dhe duhet të paguhet në shteti. Tarifa është kosto. Buxheti i shtetit, taksapaguesit e këtij vendi do të paguajnë një pjesë të tarifës tuaj.
Është 25 % e kostos. Kur flasim për shërbime më të mira, ato krijohen me para.
Edhe për ata me katra do të paguaj shteti gjysmën e tarifës.
Në janar askush nga ju s’do të paguaj siç paguante. Qeveria nuk mund të marrë përsipër që të marri lekët dhe t’ja japi atyre.
Për ti dhënë një start të barabartë, mendoj se atyre me 9-10, ti paguhet tarifa 100 nga shteti dhe ti jepet edhe një bursë.
Atyre që janë me 8-9 ti paguhet 75përqind, ata që janë me 6-7 një pjesë dhe ata që janë me 4 ti paguajnë vet.
Sa për ato historitë, që në janar do dalin prapë, ju bëni si të doni.
Ne do t’i përgjigjemi të 8 pikave, ndaj duhet dialogu. Shumë gjëra që thonë s’janë të 8 pikat, por duhet të adresohen”
Sot do publikojmë edhe online gjithë ecurinë e kësaj pune. Do të jetë një pakt për universitetin me studentët e pedagogët, bashkë. Unë besoj së Shqipëria bëhet se unë ndryshe nuk do isha këtu. E mbani mend Vlorën?
Kështu mund të ndryshojë edhe jeta juaj, por jo merr megafonin e bërtit. Duhet të kontribuosh, të jenë gjërat e qarta.
Si plotësohen pikat duke thënë po. Unë po kam thënë. Kush thotë mi bëj 8 pikat ose unë rri në rrugë, s’di c’do të thotë cfarë është puna. Për tarifat është e qartë në janar nuk do paguani, gjysmën e tarifës tuaj do e paguajë qeveria, për të gjithë njësoj pa dallim.
Në Vitin e ri akademik do ketë shkallëzim meritokratike. Përmirëso notën merr kontributin e qeverisë, s’e përmirësove notën bjeru në qafë prindërve.
Është një sistem i tërë që duhet ndryshuar hap pas hapi. Pas shkollës së mesme vijojmë kolegj profesionale. Ku do shkojë pasi të mbaroj shkollën? Kjo është pyetja më e rëndësishme, me të drejtë ankoheni. Por kur nuk e kupton pse ka ndodhur.
Duhet organizim i brendshëm por kjo kërkon kohën e vet. Si bëhen këto, sigurisht me taksa. Por ata që s’paguajnë ankohen më shumë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

