Rama: Sulmi terr*rist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër

Kryeministri Edi Rama dënon sulmin terrorist pranë ministrisë së Brendshme në Ankara të Turqisë. Kreu i qeverisë e cilëson një akt të neveritshëm dhe i bën apel Europës që ta mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie. Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë.

SHKARKO APP