Rama sulmoi ministrin gjerman/ Martin Henze: Çmenduri, qeveria përgjegjëse për kaosin
Një ”përplasje” në distancë ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Gjithçka ka nisur pas një deklaratë nga ky i fundit, kur tha se Ballkani është një vatër infeksioni nga Covid-19.
Pjesë e debatit është përfshirë edhe këshillari Ekonomik pranë CDU, Martin Henze, i cili thotë se Edi Rama dhe qeveria e tij është përgjegjëse për kaosin e shkaktuar nga pandemia, si dhe ka shtuar se qytetarët po vaksinohen me vaksina të pacertifikuara.
”Rama miku im, ju jeni politikisht përgjegjës për pandeminë e pakontrolluar në Shqipëri, për kaosin, përdorimin e vaksinave të paçertifikuara, njerëzit që vdiqën. Sulmi i tyre ndaj Ministrit tonë të Shëndetësisë bazohet në çmendurinë e tyre politike”,-shkruan Henze në Twitter.
Rama my friend, you are politically responsible for the uncontrolled pandemic in Albania, for the chaos, the use of uncertified vaccines in Albania, the people who died. Their attack on our Health Minister is based on their political dementia. https://t.co/RSsfKQIMlj
— Martin Henze (@GSKStrategy) May 27, 2021